top of page

Çështja McGonigal, opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës: 10 minuta për çdo deputet


Opozita këmbëngul sërish në çështjen McGonigal duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën e nesërme parlamentare.


Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetët e opozitës kërkojnë: Ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen si pikë të parë të tij mocionin me debat për këtë çështje, si edhe debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë 10 minuta kohë për të diskutuar.


Deputetët opozitarë kërkojnë nga Nikolla që të mbledhë pa kësaj kërkesë konferencën e kryetarëve, para fillimit të seancës për të bërë ndryshimin e rendit të ditës.


Ndërkohë mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama dhe Interpelanca urgjente e kërkuar nga opozita do të mbahen më 2 mars.



bottom of page