top of page

Çfarë ndodhi në mesnatë? Luizi bën Kiarën të qajë me dënesë: Të jetë hera e fundit

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 25, 2023
  • 1 min read

Nata e mbrëmshme duket se nuk ka qenë aspak e qetë për Luizin dhe Kiarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi të dy kanë pasur debate të forta.


Gjithçka ka nisur pasi Luizi i është drejtuar me tone të forta moderatores, e cila dhe është prekur dhe ka nisur të qajë. Ajo i tha se i ka bërtitur disa herë dhe kjo e ka bërë të ndihet e pavlerë.


“O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj”


“Me kë po flet ti, kujt i flet kështu”


“Po s’ma var moj”


“Kujt i fishkëllen ti ashtu”


“Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar”


“Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh”


“Po si moj të flas se më doli goja mbrapa”


“”Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë”


“Po s’po ma var pra”


“Boll çfarë”


“Mos ma ngri zërin kaq të them. Hera e fundit

që ma ngre zërin se e di sa më ke prekur sot që më ke ardhur ashtu duke ngritur zërin aty”


Si të kam ardhur


“E di si më bërë të ndihesha?”


“Si të pavlerë komplet. Boll Luiz. Është hera e disatë që më bërtet”

Comments


bottom of page