top of page

ÇMIMET E QUMËSHTIT DHE KOSIT NË KOSOVË DHE SHQIPËRI


Nga një vëzhgim i çmimeve të shitjes në supermarket në Prishtinë dhe Tiranë për produktet e qumështit dhe kosit për disa nga markat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë, siç mund të shikohen edhe nga fotot rezultojnë si më poshtë:


Në Tiranë:

Qumësht lope Erzeni 1 L - 190 lekë ose 1.94 euro.


Qumësht lope Gjirofarma 1 L - 209 lekë ose 2.13 euro.

Qumësht lope Ambla 1 L - 220 lekë ose 2.24 euro

.

Qumësht lope Zepa 1 L - 195 lekë ose 1.99 euro.


Kos lope Lufra Tradita në shishe plastike 1 L - 195 lekë ose 1.99 euro/kg.


Kos lope Gjirofarma ne shishe plastike 910 gr - 199 lekë ose 2.23 euro/kg.


Kos lope Zepa në gotë plastike 950 gr - 229 lekë ose 2.46 euro kg.


Kos lope Natyral në shishe plastike 0.9 kg - 239 lekë ose 2.71 euro/ kg.


Kos lope Gjirofarma në vazo qelqi 970 gr - 289 lekë ose 3.04 euro/kg.


Kos lope Zyfi në vazo qelqi 1kg - 299 lekë ose 3.05 euro.


Në Prishtinë:

Qumësht lope Drena 1 L - 1.09 euro.


Qumësht lope Vita 1 L - 1.15 euro.


Qumësht lope Tamël 1 L - 0.99 euro.


Qumësht lope Dukat 1 L - 1.09 euro.


Kos lope Sharri natyral në gotë plastike 1.9 kg - 2.39 euro ose 1.26 euro/kg.


Kos lope Bylmeti Extra në gotë plastike 1.4 kg - 1.85 euro ose 1.32 euro/kg.


Bazuar në çmimet e mësipërme rezulton që çmimi mesatar i qumështit të lopës të paketuar në kuti kartoni "Tetra pack":


Në Tiranë është 2.07 euro për 1 litër.


Në Prishtinë është 1.08 euro për 1 litër.


Ndërsa çmimi mesatar i kosit:


Në Tiranë është 2.58 euro për 1 kg.


Në Prishtinë është 1.29 euro për 1 kg.


Pra siç tregohet më sipër nga krahasimi i çmimeve rezulton që çmimi i qumështit dhe kosit të cilat janë ushqime bazë të konsumit të përditshëm për çdo familje, në Shqipëri është rreth 2 herë më i lartë sesa në Kosovë.


Çmimet e produkteve të bylmetit në Shqipëri, dy herë më të larta sesa në Kosovë dhe shumë më të larta sesa çmimet e këtyre produkteve në të gjitha vëndet e rajonit të Ballkanit dhe në vëndet e BE, mund të shpjegohen me situatën shumë të rëndë që po kalon sektori i blektorisë në Shqipëri gjatë viteve të fundit kur numri i lopëve dhe bagëtive ka rënë në mënyrë katastrofike, duke pakësuar sasinë e qumështit të prodhuar, por njëkohësisht mund të shpjegohet edhe me kostot shumë të larta të prodhimit, si edhe mungesën e mbështetjes së nevojshme financiare nga ana e qeverise, siç ndodh në Kosovë dhe në të gjitha vëndet e tjera.


bottom of page