Çmimi i energjisë elektrike ka rënë në minimum në bursat e huaja.
As matematika e Ramës dhe as falli i Belinda Ballukut, se çmimi i enrgjisë në vitin 2023 do të jetë mbi 500 euro megavat/h, nuk doli i vërtetë për këtë vit.
Lufta-lufta-lufta rezulton alarm i rremë pas të cilit kjo qeveri gjithmonë fsheh afera korruptive të mëdha.
Po t’i hedhësh një sy bursave, sot , e diel, 2 korrik 2023, çmimet në bursat e energjisë kanë kaluar në vlera negative, që do të thotë se konsumatorët jo vetëm që nuk do paguajnë për konsumin e energjisë, por do paguhen nga kompanitë për sasinë e energjisë së konsumuar.
Ulja e çmimeve në bursa tregon se ka mbiprodhim të energjisë nga burimet e rinovueshme siç janë ato hidrike, foltovoltaike dhe erës.
Pyetja që lind natyrshëm për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun (se Yuri Kim iku) është: çdo të bëhet tani me 2 anijet gjenerator që janë në Vlorë, të cilat marrin 95 mijë dollarë në ditë pa punuar.
Kosto e një megavati nga këto anije shkon në 400 euro/MWh, dhe nuk ka asnjë leverdi ekonomike për KESH-in që t’i vendosë në punë, por ndërkohë qiraja ditore prej 95 mijë dollarësh vazhdon e paguhet.
Duhet theksuar se këto anije u morën për periudhën e emergjencës në sektorin e energjisë elektrike, por duke filluar nga data 1 korrik 2023 gjendja e emergjencës ka përfunduar , sepse qeveria nuk e ka zgjatur afatin.
Pra çdo justifikim i Ramës për rritjen e çmimit apo vendosjen e fashës ka rënë, si justifikimi që jemi në gjendjen e emergjencës, si dhe, justifikimi i çmimeve të larta në bursa.
Më poshtë çmimet në bursa sot, datë 2 korrik 2023
Bursa e Hungarisë - 0.37 Euro/MWh
Bursa e Kroacisë -4.58 Euro/MWh
Bursa e Çekisë -0.53 Euro/MWh
Bursa e Austrisë 10.76 Euro/MWh
Bursa e Bullgarisë 23.10 Euro/MWh
Bursa e Shqiperisë 76.58 Euro/MWh
Ndërkohë, KESH sh.a duket se nuk i ndjek fare bursa e enegjisë, nuk bën fare llogari, por po prodhon ne maksimum energji nga Kaskada e Drinit, në vend që me një llogari të thjeshtë mund të blinte jashtë lirë tani dhe të ruante rezerva për më vonë.
Por mesa duket, ashtu siç ka bërë edhe vitet e shkuara, qeveria është vendosur të vijojë me skemën e shpërdorimit të rezervave në Kaskadën e Drinit me qëllim që në vjeshtë të fusë anijet në punë, ose të importojnë energji me çmim të lartë, në të dyja rastet shumat e abuzimit për ata që e menaxhojnë këtë gjë janë të majme.