top of page

“Çojeni në shtëpi, do të zgjohet më vonë”- Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti…


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 3-vjeçar humbi jetën tre ditë pas vizitës tek një klinikë dentare tek rruga e Kavajës në Tiranë.


Prindërit e vogëlushit në denoncimin në polici kanë hedhur akuza se vdekja është shkaktuar nga mbidoza e narkozës.


Ata kanë deklaruar se djalit i është bërë anastezi totale dhe më pas është bërë ndërhyrja në dhëmbët e tij.

Pas ndërhyrjes, klinika i ka thënë prindërve ta çojnë në shtëpi se do të zgjohet nga narkoza, por edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.


Më pas fëmija është ndjerë keq dhe prindërit e kanë dërguar në spitalin pediatrik, ku ka rënë në gjendje kome dhe më pas ka ndërruar jetë.

Sipas prindërve, fëmijës i është bërë mbidozë narkoze dhe trajtim i gabuar dhe kjo është arsyeja e vdekjes.


Policia ka sekuestruar të gjitha kartelën shëndetësore dhe pritet akt-ekspertimi mjeko-ligjor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes anestezia totale ndaj të cilës është nënshtruar i 3-vjeçari.


Ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë dhe vetëm pas denoncimit të familjarëve, është bërë publike.

bottom of page