Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi ishte në dyert e SPAK ditën e djeshme dhe deri më tani flitet se është diskutuar për disa leje ndërtime. Vetëm kaq? SPAK duhet të kthejë njëherë vëmendjen nga këto kontratat abuzive që u kushtojnë taksapaguesve miliarda lekë. Sidomos me tenderin e fundit, përmes të cilit Bushi po bën reklamën për zgjedhjet, janë të qarta gjurmët e korrupsionit.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim-asfaltim i rrugës “Bregu i Lumit”, një rrugë fshati në Thumanë. Tani jemi mësuar që kryebashkiakët rrugicave të fshatit iu hedhin nga një shtresë alfat sa për pamje dhe paratë i fusin në xhep. Njësoj edhe ky rast.
Bushi ka vendosur që të shpenzojë 270 milionë lekë për shtrimin e kësaj rrugice. Kur me kaq para mund të kishte rikonstruktuar edhe dy a më shumë rrugë të tjerë në fshat. Nëse vërtetë ky projekt do të realizohej sipas rregullave, qytetarëve të asaj zone do t’iu bëhej një rrugë e re që i ndihmon në punët e tyre të përditshme.
Por, nga çorba e gatuar nga Bushi, është në pikëpyetje fati i fondit që do të investohet.
Konkretisht, kryebashkiaku Bushi planifikon që kjo rrugë të përfundojë pas 2 vitesh. Pse kaq gjatë? Për më tepër pse tenderi kapërcen aftin e mandatit të tij në krye të bashkisë?! Sipas dokumenteve pretendohet që deri në 2025 Bushi në çdo vit do të hedhë nga 90 milionë për rregullimin e rrugës
“Fondi limit: 27’045’526 lekë pa t.v.sh vënë në dispozicion nga të Ardhurat e Bashkisë Krujë. Likuidimi i planifikuar për vitin 2023 është ne shumen prej, 9’015’176 leke pa t.v.sh, ndërsa për vitin 2024 do te jete 9’015’175 leke pa t.v.sh. Dhe për vitin 2025 do te jete ne shumen prej 9’015’176 Leke pa t.v.sh dhe 10’818’210 lekë me t.v.sh”, përcaktohet në dokumentet e prokurimit.
Çdo ekspert, por edhe qytetari më i thjesht, do pyeste përse duhen tre vjet për të shtruar një rrugë, që në fakt duhet të mbyllet brenda pak muajsh. Por, në situatën që ndodhemi gjithçka është e qartë.
Bushi po e përdor këtë rrugë që punimet të zgjasin edhe gjatë fushatës zgjedhore. Nëse i shpëton SPAK-ut dhe zgjidhet sërish kryebashkiak, do mund të bëjë propagandë edhe për dy vitet e ardhshme. Nëse nuk votohet nga qytetarët, punimet ndërpriten, sikur ndodh rëndom dhe paratë i mbajnë miqtë e Bushit që do të gëzojnë këtë tender.