top of page

“Është simbol i bukurisë”, avokati Spartak Ngjela zbulon banoren e preferuar në BBV Albania


I madh dhe i vogël janë përfshirë këtë vit nga fenomeni “Big Brotehr Vip”. Ky spektakët ka “infektuar” si gazetare ashtu dhe politikanë, pa dallim moshe apo dhe profesioni.

Së fundmi, avokati Spartak Ngjela ka dhënë mendimin e tij për produksionin televiziv më të ndjekur si dhe ka zbuluar të preferuarit e tij.

Sipas avokatit Luizi është simbol i batutës, ndërsa Kejsi si simbol i bukurisë.

“ Atje ka dy simbole. Luizi i cili është simbol i bisedës dhe batutës dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila është simboli i bukurisë. Atë moment madje që po e ndiqja unë kamera po e fokusonte shumë, se di pse e donte.

Po dëgjoja që po flitej për martesë, niveli artistik që ndodh është i lartë dhe na përfshin brenda tyre dhe na duket sikur çdo gjë është e vërtetë, aktrimi është i lartë po se kuptojmë dot se jemi përfshirë. Në fund njëri shkon te gruaja, tjetra te burri”, komentoi avokati konkurrentët duke i krahasuar me një film”, tha ai.

bottom of page