
Të paktën 15 prokurorë dhe gjyqtarë, disa prej të cilëve sot jashtë sistemit, janë implikuar në dosjen e ashtuquajtur ‘Zarka’ ose “Toyota Yaris’. Njerëzit e drejtësisë janë përfshirë në afera korruptive, ndikim të paligjshëm dhe pazare me dosjet, duke favorizuar shtetas të ndryshëm, duke i nxjerrë nga burgu, pushuar çështjet, shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi, diktuar prokurorët dhe gjyqtarë e çështjeve etj.
Mes tyre rezultojnë edhe dy prokurorë të SPAK dhe një gjyqtare e GJKKO, e lakuar si e afërt me Familjen Berisha. Të tjerët sot janë pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Që të gjithë janë ‘fundosur’ nga komunikimet e kryesekseres në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda Erjona Daupaj e njohur si “Nikita” e Prokurorisë me avokatin sekser Radovan Çela, të cilët finalizonin pazaret për çdo dosje, ndërsa shumat e paguara varionin deri në 50 mijë euro.
Disa ditë më parë SPAK çoi për gjykim katër persona nga kjo dosje; kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin. Por SPAK nuk ka goditur kupolën, trurin dhe nyjen e korrupsionit në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me justifikimin se ka nevojë për hetime të mëtejshme. Kokat dalin zbuluar në telefoninEnchro të “Nikitës” shqiptare Erjona Daupaj, kunata e Fate Velajt.
Dy prokurorët e kësaj dosje janë Altin Dumani dhe Klodian Braho, të cilëve u ka mbetur në dorë fati i kolegëve të tyre, sidomos në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Aurel Zarka u arrestua në korrik 2024. Tetë muaj janë mjaftueshëm për ‘hetime të mëtejshme’; Ballafaqim i pazareve të Daupajt me vendimarrjet konkrete për dosjet.