top of page

“2 mijë euro ose…”/ Si e kërcënoi polici 22-vjeçarin e arrestuar


“2 mijë euro në këmbim të lirisë, ose në të kundërt do të gjej kudo të jesh”. Me këto fjalë e ka kërcënuar efektivi i policisë, Sokol Canameti një 22-vjeçar me inicialet E.K në Tiranë, të vënë në hetim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2022, por vetëm këtë të diel është finalizuar me vënien në pranga të efektivit të policisë. Kanë qenë hetimet e SPAK që e kanë gjetur fajtor nënkomisarin, Canameti tashmë të vënë në pranga. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për 22-vjeçarin, dhe babain e tij 51-vjeçar me inicialet F.K. Ky i fundit është vënë në dijeni të këtij fakti nga i biri, dhe në këtë situatë ka siguruar shumën prej 2000 euro përmes njohjeve të tij dhe ja ka dhënë efektivit më 10 Tetor 2022.

Mediat raportojnë se 48-vjeçari, Sokol Canameti në kohën kur ka kryer këtë vepër penale për të cilën dyshohet ka qenë me detyrë specialist në seksionin kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës, ndërsa prej disa muajsh ishte trensferuar në komisariatin numër 6 në kryeqytet.

bottom of page