top of page

2100 ton mbetje toksike/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija turke

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Nov 8, 2024
  • 1 min read

Ka marrë fund qëndrimi në det të hapur, ankorohet në portin e Durrësit anija turke Moliva me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike.

Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN). Pas ankorimit pritet të nisë shkarkimi në kalatë dhe më pas nën monitorimin e Policisë së Shtetit zhvendosja e tyre në vendin ku do të depozitohen, një territor i sekuestruar në periferi të Durrësit.


 
 
 

Comments


bottom of page