top of page

250 euro pula e detit/ "Oferta speciale" në restorantin që dyshohet se e ka Beqaj


Në hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmendet edhe restoranti "Gazona". Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në këtë restorant, në sajë të hetimeve dhe kjo duket qartë në faksimilen e mëposhtme.



ky biznes i dyshuar me pronar të fshehur ish-ministrin Ilir Beqaj rezulton se ka edhe një ofertë me plot shije e të kripur për festat e fundvitit.


Një gjel deti me përshesh kushton 250 euro, një shifër shumë e lartë.



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është në "sitën" e SPAK-ut për disa çështje. Ndaj tij është vendosur masa detyrim paraqitje për aferën e sterilizimit. Ndërkohë ka një hetim për "check up" dhe së fundmi dyshime dhe hetim për korrupsion e shpërdorim detyre e fshehje pasurie.



bottom of page