top of page

290 vota pro! Miratohet amendamenti në Parlamentin Evropian: Të lirohet Fredi Beleri!

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Jul 12, 2023
  • 2 min read

BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili aktualisht është në burg pasi akuzohet për blerje votash. Nisma nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Parlamentin Europian për lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të akuzuar për shitblerjen e votave më 14 maj mori mbështetjen e deputetëve të majtë dhe të të djathtë. Gjithsej mori 290 vota pro dhe 260 kundër.


Konkretisht, në rezolutë thuhet:  Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, proces nga i cili u shkel prezumimi i pafajësisë dhe pengimi i kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite; nënvizon se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë së Himarës.


Kështu, mediat greke shkruajnë se 'sot nga Brukseli u dërgua një mesazh i qartë kumbues, se taktikat e autoriteteve shqiptare kundër minoritetit grek nuk tolerohen as nga qeveria greke dhe as nga Parlamenti Europian dhe se rruga europiane për Shqipërinë kalon përmes respektimit të rregullat e shtetit ligjor dhe respektimi i të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të saj.'


Amendamenti që kërkon lirimin e

menjëhershëm të Belerit u paraqit pas paraqitjes së raportit të raportes Isabele Santos mbi Shqipëri. Kërkesa u paraqit në emër të dy grupimeve nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kouloglou, por megjithatë propozimi u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij.

Gjithashtu, në mbledhjen Plenare, relatorja e raportit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetja nga Portugalia, Isabel Santos, tha: Dëshiroj të përsëris shqetësimet e shprehura nga disa kolegë nga grupimet e ndryshme në lidhje me kryebashkiakun Beleri. Është një rast që po ndiqet nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe ne, me respektimin më të rreptë të ndarjes së pushteteve, duhet të respektojmë ato që janë vendimet e gjykatave. Megjithatë, këtu i lë garancinë time personale të gjithë kolegëve nga të gjitha grupet parlamentare se personalisht do të monitoroj zhvillimin e këtij rasti dhe do të siguroj që parimet e shtetit ligjor të respektohen me përpikëri.


Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.

Comments


bottom of page