top of page

30,000 euro për kilogram, Antidroga ndalon të rinjtë te “Kodra e Diellit” dhe u kap çantën me kokain


Pesë të rinj nga Tirana dhe Saranda janë ndaluar nga shërbimet policore në kryeqytet, pasi me vete kishin një sasi të madhe kokaine. Ata janë lokalizuar dhe ndaluar në rrugën “Rrapo Hekali” me një sasi prej 2 kg e 300gr drogë.


Në kuadër të operacionit policore të koduar “Kodra e Diellit 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


Donald Muhamuçi, 31 vjeç, Ermal Lamaj, 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, Kostaq Murtaj, 29 vjeç, Olsi Mylka, 34 vjeç, Shemsi Proda, 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.


Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

bottom of page