Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Filipine, ku u pëfshi nga flakët një traget me pasagjerë dhe ku humbën jetën disa persona.
Mediat e huaja raportojnë se 31 persona, përfshi dhe një foshnje 6 muajshe kanë humbur jetën nga zjarri në traget.
“Fillimisht ne regjistruam 13 vdekje, pastaj 18 të tjera, gjithsej 31 vdekje në këtë kohë,” tha guvernatori i provincës Jim Suliman.
“Disa nga të vdekurit u mbytën, ndërsa të tjerët u karbonizuan”, tha Rehard Marfe, kreu i Rojës Bregdetare Provinciale Mindanao.
Numri i përgjithshëm i pasagjerëve, nuk dihet, por roja bregdetare tha se 230 njerëz u shpëtuan, përfshirë 35 anëtarë të ekuipazhit.