Një 41 vjeçar nga Saranda është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit. Ai ka kundërshtuar efektivët, ndërsa arsyeja përse ka tentuar të futet në Komisariat nuk dihet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati”, njofton Policia.
Po ashtu, strukturat e Komisariatit të Sarandës kanë shpallur në kërkim një 17 vjeçar, pasi ditën e djeshme në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkruar për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.
Edhe 10 familjarë të të riut janë proceduar penalisht, sepse nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit: E. Rr., 36 vjeç, E. Q., 35 vjeç, H. Gj., 32 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, A. D., 56 vjeç, K. L., 24 vjeç, D. M., 37 vjeç, T. Rr., 32 vjeç, L. N., 51 vjeç dhe E. Rr., 29 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë (familjarë të 17-vjeçarit), për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, mbyllet njoftimi i Policisë.