Oligarkët e tenderave janë vendosur në lëvizje për një “llokmë” të madhe që ka bërë gati Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. 6 milionë Euro është tenderi i hapur për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për 48 muaj, ose e thënë më qartë katër vite.
Një dorë mjaft e mirë për fituesin, por kush do të jetë fatlumi dhe a do të kapet me flamur të kuq? Nuk po e paragjykojmë procesin, por po presim. Në datë 24 Prill është afati i fundit për dorëzimin e ofertave, por zor se zhurma e fushatës do të sfumojë një tender të tillë.
Dosja e tenderit
Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor:
Emri Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara
Adresa Blv ”Dëshmorët e Kombit” Nd.1, 1001, Tiranë
Tel/Faks +355 42 247 865
E-mail Lorena.Barjamaj@mb.gov.al
Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedure e hapur mbi kufirin e lartë monetar” Marrëveshje kuadër me një operatorë ekonomikë, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara.
Numri i referencës së procedurës: REF-63219-03-21-2023
Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Fondi limit: 696,538,696 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e tridhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH) ose 6,101,425 (gjashtë milion e njëqind e një mijë e katërqind e njëzetë e pesë) Euro.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: Do të jetë nga momenti i nënshkrimit te kontratës/kontratave, sipas kërkesës se Autoritetit Kontraktor, brenda afatit 48 (dyzete e tete) muaj nga lidhja e Marrëveshjes Kuadër.
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: Datë 24.04.2023 Ora: 11:00