TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u janë drejtuar autoriteteve angleze me një letërporoisi me qëllim zbulimin e pritësit të 8 pistoletave që u kapën në Portin e Durrësit. Armët u gjetën në një furgon dhe kishin si destinacion Anglinë.SPAK ka kërkuar që autoritetet britanike të verifikojnë personin pritës, që jeton në Angli. Emri i personit dhe numri i telefonit të tij ishte shënuar në pakon ku ishin future e mbështjellë pistoletat, por nuk është bërë publik. Furgoni ku u gjetën armët i përkiste agjencisë së transportit “Sihana Transport”.
top of page
bottom of page