top of page

99% e fondit! 500 milionë Lekë pa garë për të pastruar puset në Durrës


Tenderat, seksi dhe droga janë kryefjalë e ditëve të fundit në Shqipëri. Ujësjellës Kanalizime Durrës që drejtohet nga Spartak Kovaçi ka firmosur një tender me hije të forta dyshimi.



Bëhet fjalë për tenderin për ndërtim puse duplikant, rrethim dhe pastrim të puseve ekzistuese në zonën e shërbimit të shoqërisë rajonale UK Durrës. Tenderi u hap në 24 Maj dhe u mbyll në datë 14 Qershor.

Cilat janë dyshimet?


Në garë mori pjesë vetëm një konkurrent, bashkim i tre operatorëve AKM shpk – Alba Konstruksion shpk dhe A.SH. Engineering shpk. Faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me flamur të kuq duke sinjalizuar se diçka këtu nuk shkon për arsye se nuk ka pasur garë, por mungesë të plotë konkurrence.



Gjithashtu tenderi është fituar në vlerën limit. Thuajse kokë më kokë me tavanin që ishte vendosur. 500 milionë lekë ishte vlera e ofruar nga “UKD” dhe bashkimi i tre firmave e ka përlarë me 492 milionë lekë, 99% e vlerës.



bottom of page