top of page

Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, KLSH kallëzon në SPAK zyrtarët.


Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet pas padisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me problemet e gjetura në disa tendera të lëshuara nga Ministria e Brendshme.

Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme, bashkë me 4 zyrtarë të tjerë janë kallëzuar nga KLSH në SPAK. Të gjithë dyshohet se kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.


Disa ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme pas një auditimi financiar. Gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve në gara. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Duke bërë kështu tenderin e dytë, pas atij të Uniformave, që shkon për t’u hetuar në SPAK.

bottom of page