Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)
- Editor 1
- Jun 19
- 2 min read

SPAK ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
Bëhet fjalë për një abuzim me tenderin rreth 22 mln euro për Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1.
Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.
“Janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë”, njofton SPAK-u.
Kush janë 6 zyrtarët e ARRSH-së të marrë si të pandehur:
Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Comments