Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Ballkon dhe 14 të pandehurit e tjerë.
Për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do të vijojë gjykimi normal.
Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.
Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK dha pretencën dhe kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Ndërsa për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, kërkoi 4 vite brug.
Pretenca e dhënë nga SPAK:
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)