Gjykata e Posaçme do të shpallë me 5 tetor vendimin për inceneratorin e Elbasanit.
Mësohet se ish-ministri Lefter Koka ka dorëzuar në gjykatë një raport për gjendjen e tij shëndetësore që nuk është e mirë.
Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën që me gjykimin e shkurtuar ish-ministri do të bëjë 6 vite e 8 muaj.
Ndërkohë për të përfshirët e tjerë në aferën e inceneratorit të Elbasanit SPAK ka kërkuar:
Alqi Bllako: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar
Mirel Mërtiri: 10 vite burg -6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar
Stela Gugallja: 7 vite burg -4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar
Klodjan Zoto: 10 vite burg -6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar
Pëllumb Abeshi: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar
Jonida Zeqo: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar.