top of page

Agjencia e Konsumatorit: 120 milionë lekë ushqim për qentë e rrugës; as “1 pikë ujë” për njerëzit endacakë!

Nuk bëhet fjalë për qentë e grumbulluar që trajtohen në qendrat e ngritura nga Bashkia e Tiranës, por ata që janë rrugëve, për të cilët, Agjencia e Konsumatorit, thotë se do ushqehen nga firma që do fitojë tenderin...

Dokumenti zyrtar që po publikon “Pamfleti”, dëshmon faktin që qeveria tregon kujdes për qentë e rrugës, por ka braktisur e nuk trajton, njerëzit e braktisur për arsye të ndryshme e që jetojnë rrugëve si endacakë.


Më 14 tetor 2024, Agjencia Shtetërore e Konsumatorit, ka njoftuar shpalljen e procedurës së një tenderi 120 milionë lekë me TVSH, me objekt blerje ushqime për qentë e rrugës, gjatë përiudhës së 1 viti.

Këtë tender ushqimesh për ushqyerjen e qenve të rrugës, Agjencia Shtetërore e Konsumatorit e zhvillon prej 10 vitesh me të njëtjën vlerë financiare, që sipas llogarisë ka paguar 1.2 miliardë lekë te firmat private, si ajo e Alma Kaçit.

Nuk bëhet fjalë, për qentë që trajtohen në qendrat e ngritura nga Bashkia e Tiranës, por ata që janë rrugëve, për të cilët, Agjencia e Konsumatorit, thotë se do ushqehen nga firma që do fitojë tenderin.

Po kështu, nuk dihet si e organizon dhënien e ushqimit për qentë e rrugës, firma private që fiton tenderin, por bënë disa fotografi e video, duke i ushqyer nëpër trotuarë e cepa pallatesh dhe i dorëzon te Agjencia e Konsumatorit, si provë që ka zbatuar kontratën.

Sipas tarifës që ka caktuar qeveria, kuota ushqimore për qentë e rrugës është 60 Euro në muaj; për personat me ndihmë ekonomike pagesa është 30 Euro në muaj, ndërsa njerëzve endacakë, qeveria nuk u jep as “1 pikë ujë e kafshatë bukë

bottom of page