Dritan Agolli ka hapur listën dhe po zgjedh biznesmenët me të cilët do të ndaj paratë e asfalteve që po hedh nëpër rrugët e qyteteve. Këtë herë shorti i ka rënë Shkëlqim Kapllanajt, i cili ka fituar tenderin me objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Faza III, 2 Lote Rajonet 3 & 4”. Për të cilin Agolli ka vendosur të shpenzojë 5.7 miliardë lekë.
Gara për këtë tender u zhvillua më 24 korrik dhe qysh atëherë ka denoncuar vlerën e lartë të shpenzimeve për disa shtresa asfalt e beton.
Ndërsa tani shohim se si dalin në shesh aferat për këtë kontratë kur kuptohet se fituesi është një oligarkë. I cili ka rrjepur deri në qindarkën e fundit qytetarët, përmes tenderëve që i jep qeveria. Edhe për këtë prokurim janë hedhur në garë 22 firma, një pjesë ë mire e tyre e njohur për vjedhje në prokurime apo mashtrime me TVSH.
Firma e tij ka përfituar kontratën pa një garë të mirëfilltë, duke shkelur kështu ligjin. Dhe 5.7 miliardë lekë ikë në xhepin e tij për të mbuluar plasaritjet në rrugë me çakall pse një shtresë nxiftë.
E pritshme që kjo kontratë të kalonte në përmasa të një afere ku vidhet hapur, pasi Kapllanaj ka miqtë mirë pranë qeverisë.
Kapllanaj, i pacenueshëm
Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i demokratit Agron Kapllanaj. Rrjedhimisht ka marrë shumë tenderë pa garë në saj të lidhjeve politike që ka vëllai. Madje ky i fundit ka arritur të sigurojë shumë kontrata edhe nga qeveria Rama, edhe pse politikisht janë kundërshtarë.
Kapllanaj është një nga personat më të akuzuar nga opozita për lidhjet me kryeministrin Edi Rama. Agron Kapllanaj është kandidati i Lulzim Bashës për bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet e 14 majit.
Kur një ditë para zgjedhjeve i vëllai Shkëlqimi u ndalua nga policia pasi dyshohej për blerje vote. Dhe po ashtu për goditje për shkak e detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone. Epo asnjë masë tjetër nuk u mor ndaj tij. Si duket Rilindja e ka me sy të mirë.