
Një debat me tone të larta është zhvilluar mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe banorit më të ri të Big Brother, Qetsorit. Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.
Qetsori i kërkoi Luizit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizi i cili i përsëriste se nuk po fliste për të.
Luizi i tha se nuk e llogarit si banor e sado të përpiqet, Qetsori nuk e arrin dot.