top of page

Ahmetaj në burg? Meta: Rama i gatshëm ta dorëzojë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre.


Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.


“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali”, tha ai.


“Ai i ka futur me ndërgjegje të gjithë këta, i ka futur me ndërgjegje në paligjshmëri”, theksoi Meta.

bottom of page