
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se aksidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 21:35 në aksin rrugor “Patos-Fier”, ku automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba,58 vjeç, punonjës policie në Patos, është përplasur me autmjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me ininciale G.H, 27 vjeç.
Fatkeqësisht si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën efektivi i policisë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.