Aksident i rëndë në Sauk, vdes shoqëruesi i ambasadorit rus
- Editor 1
- May 12, 2023
- 1 min read

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas para mesnate te mbikalimi i TEG-ut në Sauk.
Makina e përfshirë në aksident , model “Hyundai Tucson” i përket trupit diplomatik rus. Në media raportohet se ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus si dhe është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ende nuk dihet nëse ambasadori rus ka qenë brenda në automjet në momentin e aksiedentit.
Comments