top of page

Aksident në Fier/ Automjeti përplas 12-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 31, 2023
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një i mitur 12-vjeçar.


Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, ku automjeti tip “Benz” me drejtues V. V., ka përplasur një 12-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I  mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.






Comentarios


bottom of page