top of page

Aksident në Pogradec, automjeti përplas 45-vjeçaren

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Feb 27, 2023
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku drejtuesi i një automjeti ka përplasur një këmbësore, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Njoftim i i Policisë


Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.



Comments


bottom of page