top of page

Aksidenti me vdekje në Korçë-Pogradec, ja kush është viktima


Olger Zhuti, 39 vjeç, banues në Korçë, është personi i cili humbi jetën pasditen e sotme nga aksidenti në aksin Korçë-Pogradec.

Ai ishte duke ecur në këmbë, kur u përplas nga një automjet. Sipas bluve, Zhuti humbi jetën gjatë transportimit për në spital.


“Rreth orës 18:58, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar një këmbësor rreth i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës”, njoftoi policia.


Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një hetim ka nisur për identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



bottom of page