top of page

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec, vdes i plagosuri



Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në vend, këtë herë në aksin Korçë-Pogradec, ku makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.


Viktima është një burrë rreth të 50-tave, ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 18:58, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.


Më herët gjatë ditës, dy aksidente me pasojë vdekje ndodhën në Kavajë dhe Durrës, ndërsa një ditë më parë tre të rinj humbën jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas me bordurën në mbikalimin e Saukut.

Aksidenti i sotën në në aksin Korçë-Pogradec shënon viktimën e 6 në 24 orë, nga aksidentet rrugore.






bottom of page