top of page

Aksidenti në Shkozet, automjeti përplas për vdekje këmbësorin


Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar.


Viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër rrugës duke mos përdorur mbikalimin dhe për pasojë u përplas për vdekje. Drejtuesja e mjetit që përplasi këmbësorrin është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.


Njoftimi i Policisë


Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

bottom of page