Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës ‘Unaza’.
Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka ndodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.
“S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra,”- ka thënë ai.
Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës.
Ishte urbani i linjës ‘Unaza’ që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv.