Mediat italiane kanë publikuar video nga profili i 17-vjeçares Barbara Brotto, e cila ndërroi jetë në një aksident me shqiptaren Eralda Spahillari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Mediat italiane shkruajnë se mitura postonte video nga udhëtimet e shumta me makinë, të cilën e drejtonte shqiptarja, por gjithashtu e paralajmëronte këtë të fundit për shpejtësinë e lartë me të cilën ecte.
“Nëna ime, sa e frikshme”, “Nuk do të hipi më kurrë me ty”, “Nuk ka nevojë të fluturosh, e di”, janë vetëm disa prej fjalive të shkruara prej saj.
Dhe në fakt, shpejtësia u mori jetën, por në aksidentin tragjik nuk po e drejtonte mjetin shqiptarja Spahillari. Ishte i fejuari i kësaj të fundit në timon, ndërsa dy vajzat ishin pasagjere. Të dyja ndërruan jetë, ndërsa i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë.