top of page

Aksidentohet urbani i Saukut, përplaset me karrotrecin te rrethrrotullimi

Pas aksidentit të frikshëm të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” u përplas me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne me një tjetër urban të kryqytetit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se urbani i “Sauk-Teg” është përplasur me një karrotrec në rrethrrotullimin e Saukut.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur. Ndërkohë, kujtojmë se paraditen e sotme te “Ura e Tajvanit” një autobus i linjës së “Unazës” u përplas me disa automjete. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar, sqaroi se nëntë pasagjerë dhe drejtues mjetesh mbetën të plagosur, ndërsa shoferi kishte rezultuar negativ për alkool.

Urbani i linjës “Green Line” i linjës së Unazës, mori para disa mjete, ndërsa shoferi nga ajo çfarë u bë me dije për mediat nga institucionet përkatëse pas aksidentin nuk mbante mend asgjë nga ngjarja.

Sipas, shefit të Ugjencës, Skënder Brataj, kjo u shpjegua duke thënë se shoferi u urbanit ka patur probleme shëndetësore, pasi dhe nga dëshmitë e dhëna nga qytetarët të cilët ndodheshin në urban u tha se shoferi në momentin e aksidentin uli kokën në timon.

Dhjetë muaj më parë, një tjetër urban i “Green Line” u rrëzua në lumin Lana në Tiranë, Aksidenti ndodhi në korsinë tjetër të lëvizjes, në vazhdim të bulevardit ku ndodhi aksidenti i sotëm.

Në atë kohë u plagosën pesë qytetarë dhe urbani përfundoi në lumin Lana bashkë me shoferin e një makine tjetër, të cilin autobusi e mori përpara. Paraprakisht, u raportua se urbani kishte marrë shpejtësi vetë dhe nga xhirot shkaktoi aksident e përfundoi në lumë.

bottom of page