top of page

Aksidentoi për vdekje policin, arrestohet 27-vjeçari


Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë qytetarin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, Agron Sabën, punonjësin e policisë në Stacionin e Policisë Patos.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35, në aksin rrugor Patos-Fier, ku automjeti tip “Opel” me drejtues 58 vjeçarin Agron Saba, është përplasur nga automjeti tip “Benz” me drejtues individin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.


Gjithashtu është nisur hetimi për procedimin penal të katër qytetarëve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:



bottom of page