top of page

Akuzohet për fshehje të pasurisë, Lulo kërkon pezullimin e procesit


Fatos Lulo, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese është marrë i pandehur për fshehjen e pasurisë. Gjatë seancës së GJKKO, të zhvilluar ditën e sotme, ai kërkoi pezullimin e procesit.


Sipas Lulos, procesi i nisur pas gjetjeve të vetingut, se ai nuk ka deklaruar një pasuri, ka patur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, një të dënuar për falsifikim. Ndaj, Lulo ka kërkuar rishikim të vendimit të KPA-së dhe në të njëjtën kohë pezullim të procesit penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.


Prokuroria pretendon se hetimet ndaj tij nisën pas verifikimeve të SPAK, që rezultoi se Lulo ka fshehur një apartament me sipërfaqe 172 m2 në rrugën e Durrësit. Më 3 Maj do vendoset nga Gjykata nëse do pranohet kërkesa e Lulos apo do vijojë procesin ndaj tij.

bottom of page