Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.Gjykata vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare për ish gjyqtaren.
Ndërsa për avokatin Iilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4.
Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.