top of page

Alabari shet ajër, Pirro Vëngu i shton 2 mln USD për vizatimin e Portit të ri Tregtar

Pa u tharë mirë boja e kontratës 10 milionë dollarë për vizatimin e Portit të Ri të Durrësit, në Porto Romano, drejtuesi i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vëngu, ka planifikuar të shpenzojë edhe 2 milionë dollarë të tjerë për projektin e shumë-debatuar.

Në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike është njoftuar së fundmi se administrata e Portit Durrës ka vendosur të zhvillojë brenda këtij viti tenderin me objekt “Konsulencë për nevoja të zhvillimit strategjik të zonës logjistike të Portit të ri Tregtar në Porto Romano dhe Porteve të thata në Kosovë dhe Strugë”. Fondi limit për këtë tender është parashikuar në shumën 207 milionë lekë të reja ose 2 milionë dollarë.

Diçitura: Pirro Vëngu shton 2 mln euro në hartimin e projektit të Portit të ri Tregtar në Porto Romano

Ky shifër i shtohet vlerës një tenderi gjigand, të zhvilluar rreth një vit më parë nga Autoriteti Portual Durrës, me objekt “Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, me fond limit 1.14 miliardë lekë të reja ose mbi 10 milionë dollarë.

Diçitura: Tenderi 10 mln dollarë për hartimin e projektit të Portit të ri Tregtar në Porto Romano

Të gjitha këto shpenzime po kryhen, ndërkohë që Mohamed el Alabar, “pronari në letra” i projektit të shndërrimit të Portit aktual të Durrësit në një “Marinë Jahtesh” ka nisur të shesë ajrin në zonën ku pritet të ngrihen ndërtesa betoni e çimentoje shumë pranë bregut të detit.

Afera e Portit të Durrësit

Shpenzimet kolosale për vizatimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano nisën pasi kryeministri Edi Rama shpalli idenë e tij personale për ndërtimin e një Marinë Jahtesh në zonën ku aktualisht gjendet porti, në qendër të qytetit të Durrësit.

Në Nëntor të vitit 2021, Rama, i shoqëruar nga biznesmeni saudit, Mohamed el Alabar, u shfaqën së bashku në Durrës dhe prezantuan idëne “Durrës Yacht Marina”. Sipas tyre, parashikohej që projekti ta shndërrojë Portin e Durrësit në një atraksion të fuqishëm për turistët e pasur, të cilët kanë në pronësi jahte e mjete të tjera luksoze lundruese.

Në foto: Edi Rama dhe Mohamed el Alabar. Në krah të tyre, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj

Por, përtej fjalëve të bukura, kur u prezantua projekti real, u kuptua se Marina e Jahteve ishte vetëm një copëz e një sipërmarrjeje gjigande që përfshinte ndërtimin e strukturave të betonuara për banim dhe hoteleri. Megjithatë, para se të mbërrinte tek projekti real, çështja e shndërrimit të Portit të Durrësit në një Marinë Jahtesh, u zbulua shumë shpejt që ishte një lloj “afere”, ku pikëpyetja kryesore ishte: cilët janë përfituesit realë?

Në maj të vitit 2021, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua kompania “Symphony Real Estate Development”, e cila do të zhvillonte projektin e Marinës së Jahteve në Durrës. Kjo kompani rezultonte në pronësi të një tjetër kompanie, “Symphony Invest Limited”, e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Kajman dhe pronarët e saj ishin tërësisht të panjohur.

Diçitura: Kompania “Symphony Real Estate Development”, me pronar të regjistruar në ishujt Kajman

Në Dhjetor të vitit 2022, pronari “off-shore” ia shet të gjithë aksionet një kompanie të regjistruar në Dubai, ‘North East Real Estate”. Për këtë kompani dihet vetëm që zotërohet në masën 40 përqind nga Mohamed el Alabar. Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se cili apo cilët persona kanë në pronësi 60 përqind të aksioneve, të cilat përbëjnë edhe paketën kontrolluese të shoqërisë që ka marrë përsipër të ndërtojë “Durres Yacht Marina”.

Diçitura: Pronari i vetëm i njohur i kompanisë është Mohamed el Alabar, me 40 përqind të aksioneve

Opozita e djathtë akuzon se pronarët e fshehur të Marinës së Durrësit janë eksponentë kriminalë shqiptare, rezident në Dubai dhe të lidhur ngushtë me pushtetin e socialistëve. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë konkrete lidhur me këto akuza.

Gjykata Kushtetuese mbylli sytë

Opozita kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e posaçëm të maxhorancës së Edi Ramës për ndërtimin e Marinës së Jahteve në Durrës. Pak ditë më parë, gjyqtarët kushtetues, me shumicë votash, rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i hapur rrugën përfundimisht zhvillimit të projektit të dyshimtë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbardhur. Megjithatë, për aq sa kuptohet, gardianët e Kushtetutës duket se kanë mbyllur sytë për disa shkelje shumë thelbësore në ligjin e prerë për Alabarin dhe të tjerë persona, ende të panjohur.

Comentários

bottom of page