top of page

Alda Klosi kërkoi lirinë, shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren: Jam e gatshme t’u përgjigjem hetimeve


Shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren e arrestuar Alda Klosi, e cila ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj. Klosi e cila akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkoi lirimin nga qelia dhe caktimin e masës “arrest shtëpie”, me argumentimin se ishte e gatshme që t’i përgjigjej hetimeve.


Përmes avokatit të saj Klosi mbrojti këtë kërkesë për faktin se duhej të ishte në banesë për shkak se duhej të kujdesej për nënën e saj të verbër dhe djalin e saj të mitur. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë fakti se gjyqtari i çështjes është i angazhuar në seanca të tjera të dhënies së masave të sigurisë.


Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi po mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, Rozeta Dobi, rezultoi se kishte vjedhur një shumë të madhe parash në shtëpinë e saj, që në total shkon në rreth 404 mijë euro.

bottom of page