Alma K. tregon arsyen pse i dha videon Abedin Oruçit
- Infrared Infrared
- Dec 24, 2023
- 1 min read

Alma Kaçi e akuzuar për korrupsion aktiv lidhur me një video-skandal ku duket se në këmbim të një tenderi ajo i ofron favore seksuale ish-kryebashkiakut Safet Gjici, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se në të vërtet ajo ka qenë duke bërë një investigim.
Kaçi tha se ajo ka qenë e punësuar nga një emision investigativ për të parë abuzimet që ndodhnin nga kryebashkiaku në zyrë.
E pyetur se përse materialin filmik ia ka dhënë Abedin Oruçit, para se ta niste te emisioni investigativ ajo u përgjigj:“Unë ia kam dhënë se doja të shikonim bashkërisht materialin që kisha arritur të filmoja. Më pas ai ma ka marrë kartën me forcë”,-tha Alma Kaçi.
Comments