top of page

Altin Dumani: Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.


Dumani u shpreh se detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin, ndërsa shtoi se vetëm KLSH depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme.

“Tatimet asnjë kallëzim për korrupsion, doganat asnjë! A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq edhe nga institucionet e tjera numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e Shtetit herë pas here depozitojnë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Në këtë situatë SPAK ka nisur me iniciativën e vet një numër të lartë hetimesh”., ka deklaruar ai.

bottom of page