top of page

Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

Disa fije gjysmë të padukshme lidhin bosin legjendar të zhvatjes me call centera Amant Josifin me rrjetin e dyqaneve helmuese KFC dhe Pizza Hut, biznese të cilat kamuflohen nga Gjeorgjia në offshore, duke pastruar paratë e mashtrimit me pasoja të rënda me rrjetin mafioz të call centrave dhe si dhe të piramidës Gulf, një histori po aq spektakolare mashtrimi.

Në vitin 2022, marka e njohur Pizza Hut hyri zyrtarisht në tregun shqiptar përmes grupit Global Fast Food Albania, duke hapur restorantin e parë në Tiranë, në TEG.

Ajo që e bën tërheqëse Pizza Hut për klientët shqiptarë është formula e saj e veçantë, ndryshe nga sa ata janë mësuar të konsumojnë. Brumi i Pizza Hut është më i plote, duke mundësuar që pizza të përmbajë më shumë përbërës dhe për rrjedhojë, edhe më shumë shije. Duke pasur parasysh që ne shqiptarët jemi adhurues të pizza-ve (dhe ushqimit), Pizza Hut do të bëhet shumë shpejt trendi ynë i radhës, sepse është një shije dhe përvojë krejt e re,” u shpreh Agron Disha, Drejtori i Përgjithshëm i GFFA.

Agron Disha është në të njëjtën kohë edhe administrator i rrjetit të dyqaneve KFC, si një personazh i besuar i grupit shqiptaro-gjeorgjianë. Disha, përgjegjës për shitjen e mishit të pulës me salmonelë në dyqanet KFC, menaxhon punët e pista të grupit mafioz.

Lidhja e KFC me piramidën Gulf

Dyqanet KFC u hapën në Tiranë për herë të parë në vitin 2015, përmes kompanisë Dadu, e cila për të humbur gjurmët dhe kamufluar lidhjet me mafien gjeorgjane të GULF, ndryshoi emrin në GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.

Sot administrator i Global Fast Food Albania, që kontrollon rrjetin e dyqaneve KFC dhe Puzza Hut, është Agron Disha. Kompania e KFC dhe Puzza Hut, Global Fast Food Albania, kontrollohet nga një kompani fantazmë në ofshore TP Investment Limited, pas të cilës qëndrojnë shtetas gjeorgjanë, bashkëpuntorë dhe ortakë me Amant Josifin në zhvatjen me call centera dhe pastrimin e parave në ndërtim dhe me restorante.

Nuk ka shumë dyshime sa i takon lidhjes mes piramidës Gulf dhe KFC. Pas dy kompanive me natyrë kriminale qëndron i njëjti grup. Kanë ushtruar veprimtarinë në të njëjtin vend. Kontrollohen nga e njëjta dorë.

Më konkretisht, menaxheri i Gulf-it, mashtruesi famëkeq Albano Aliko, ishte nga ana tjetër aksioner me 40 % te KFC në vitin 2015.

Madje kishin edhe të njëjtën adresë e-maili. Shoqëria “Sun Petroleum Albania” shpk (GULF), u krijua në 12 shtator 2013 nga ortaku i vetëm Dory Grossman (drejtor në shoqërinë Sun Petroleum Georgia”), dhe administratorë të saj Guram Gogeshbili dhe Ibrahim Aktoz.

Ortaku i vetëm në 10 shkurt 2014, pra vetëm pesë muaj më vonë, i shiti për 100.000 lekë pronësinë mbi kuotat shoqërisë “Universal Energy Group” LLC. Shoqëria në fjalë ishte shoqëri me seli në US Dalaware, me përfaqësues, shtetasin gjeorgjian David Oktrotsovidze.

Ortaku i vetëm i kësaj shoqërie është shtetasi Alexandre Gogokhia, i cili është i përfshirë në një skemë shoqërish offshore, të regjistruar në British Virginia Island, ku personazhe të tyre janë individë të mirënjohur si oligarkë rus/gjeorgjianë.

Skema e këtyre shoqërive u bë publike në kontekstin e të ashtëquajturës Panama Papers, lidhur me kompanitë dhe lidhjet e tyre, të regjistruara në parajsa fiskale (ishuj të Panamasë).

Pak ditë pasi shoqëria shqiptare vihet në zotërim 100% të shoqërisë “Universal Energy Group” LLC, largohet administratori turk, Ibrahim Aktoz, ish konsulli turk, në kërkim nga 2015. Ky i fundit ka qenë administrator më parë edhe në shoqëritë ALPET dhe VILOIL, me ortak/aksioner Albano Alikon.Në gusht 2015 ndryshohet selia e shoqërisë, nga ajo e përbëshkëta me shoqërinë GULF (Rruga Lord Bajron, Objekti Nr. 15, Njësia Bashkiake 11), tek selia e përbashkët me shoqërinë e sipërpërmendur “Puntocall” (Rruga Shkelqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dyte), e zotëruar dhe administruar nga administratori i fundit i GULF, Irakli Svanidze. Në korrik 2017 rikthehet selia e shoqërisë tek adresa e mëparshme, ajo e GULF-it.

Dy muaj më pas, në nëntor 2015 ortaku Otari Katamadze, i shet pjesën e tij shoqërisë së sipërpërmendur “Global Fast Food Limited”, 100% e zotëruar prej tij.

Në gusht 2015 ndryshohet selia e shoqërisë, nga ajo e përbëshkëta me shoqërinë GULF (Rruga Lord Bajron, Objekti Nr. 15, Njësia Bashkiake 11), tek selia e përbashkët me shoqërinë e sipërpërmendur “Puntocall” (Rruga Shkelqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dyte), e zotëruar dhe administruar nga administratori i fundit i GULF, Irakli Svanidze. Në korrik 2017 rikthehet selia e shoqërisë tek adresa e mëparshme, ajo e GULF-it.

Në 9 tetor 2015 largohet edhe administrator Guram Gogekshbili, për t’u zëvendësuar nga shtetas po gjeorgjian Ioseb Mgeladze, i cili rikonfirmon lidhjen e “Sun Petroleum Albania” shpk me shoqëritë offshore, si administrator i një prej shoqërive të përfshira në Panama Papers.

Mgeladze, gjithashtu emërohet administrator për periudhen gusht 2015 – qershor 2017 në shoqërinë “Global Fast Food”, të cilës do t’i rikthehemi në vijim. Në tetor 2016 largohet Mgeladze dhe emërohet gjeorgjiani i radhës, Kahber Ninua.

Veprimtaria e këtij tëi fundit në fushën e tregtisë së hidrokarbureve në Shqipëri fillon me herët: në janar 2015 Ninua themelon dhe zotëron 100% shoqërinë “Balkan Bio” shpk, me të njëjtën adresë të shoqërisë (RR. Lord Bajron, Laprakë), tek e cila do të emërohej administror pas pothuaj dy vjetësh (GULF).

Global Fast Food” shpk, me të njëjtën seli me atë të shoqërisë “Sun Petroluem Albania” themelohet në shkurt 2015, nën emërtimin “DADU” shpk, nga Albano Aliko dhe Otari Katamadze.

Dy muaj më pas, në nëntor 2015 ortaku Otari Katamadze, i shet pjesën e tij shoqërisë së sipërpërmendur “Global Fast Food Limited”, 100% e zotëruar prej tij.

Në gusht 2015 ndryshohet selia e shoqërisë, nga ajo e përbëshkëta me shoqërinë GULF (Rruga Lord Bajron, Objekti Nr. 15, Njësia Bashkiake 11), tek selia e përbashkët me shoqërinë e sipërpërmendur “Puntocall” (Rruga Shkelqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dyte), e zotëruar dhe administruar nga administratori i fundit i GULF, Irakli Svanidze. Në korrik 2017 rikthehet selia e shoqërisë tek adresa e mëparshme, ajo e GULF-it.

Revaz Saakadze ortak me babanë e Amant Josifit

Aksioneri i KFC, gjeorgjani Revaz Saakadze, pjesë e grupit të Albano Alikos dhe Otari Katamadze, është ortak me babanë e Amant Josifit, Aleksandër Josifi, në komapninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e cila dyshohet se pastron paratë e mashtrimit me call centera.

Për të kamufluar lidhjet, Aleksandër Josifi është aksioner në kompaninë Balkan Investment Group përmes firmës NEW STANDARD, ndërsa gjeorgjani Revaz Saakadze është aksioner përmes kompanisë CONSTRUCTION 21.

Aleksandër Josifi është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit NEW STANDARD, e pezulluar pas shpalljes në kërkim të të birit Amant Josifi si koka e mashtrimit me call centera.

Kompania e ndërtimit NEW STANDARD është aksionere e kompanisë tjetër të ndërtimit Balkan Investment Group, e pezulluar gjithashtu.

Aksionere në kompaninë Balkan Investment Group është edhe kompania CONSTRUCTION 21 me 33 %. Themelues dhe pronar i kompanisë CONSTRUCTION 21 me 33 % është pikërisht Revaz Saakadze, i cili është ortak te KFC Albania.

Gjeorgjani tjetër George Khetsuriani, lidhje e Amant Josifit, është ortak me babanë e Amant Josifit në kompaninë Fast Food International, e projektuar për të hapur një rrjet të tretë dyqanesh si KFC dhe Pizza Hut, por që shpallën falimentin pas ekspozimit të Amant Josifit dhe shpalljes së tij në kërkim.

Pas këtyre kompanive qëndron Amant Josifi, i cili ka nxjerrë në letra babanë. Revaz Saakadze dyshohet se është bashkëpunëtor me Amant Josifin në skemën masive të mashtrimit me call centera.

Sipas dosjes së SPAK, ndaj Amant Josifit dhe grupit të tij kriminal, janë bërë 173 kallëzime nga Bavaria, për mashtrim e vjedhje të 6.1 milionë Euro, me platformat elektronike “Aurum Pro”, “Fianxis”, “AG Markets”, Capital Markets Banc”, “Centro Banc”, “Crypto kartal”,Por ka edhe shumë kallëzime nga shtetas të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë rënë viktima të mashtrimeve të tij, zbuluar fillimisht nga Spanja e Gjermania para 2 vitesh.

Albano Aliko, koka e mashtrimit të Gulf me tollonat e naftës

Në prill të vitit 2018, policia shpalli në kërkim menaxherin kryesor të kompanisë ‘Gulf’, Albano Alikon, si kokën e mashtrimit me shitjen e tollonave të naftës para mbylljes së pikave të karburantit.

Ai u vu në pranga në muajin shtator po të vitit 2018 dhe u lirua në mënyrë të fshehtë, vetëm pak ditë më vonë, duke blerë gjyqtarin.

Prokuroria dhe policia dyshonin se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania.

Nga kjo skemë janë përvetësuar mbi 1,5 milionë euro.“Gulf” iu blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin.

Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura ishte 1.6 milionë euro.

Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u mbetën në dorë tollonët pa vlerë, ishte 1.5 milionë euro.

Në vitin 2020, Prokuroria mori të pandehur Albano Alikon për akuzën e “Mashtrimit” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Aliko jo vetëm ia hodhi burgut, por paratë e aktivitetit kriminal dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe qarkulluar përmes një karteli kompanish.

Karteli i kompanivenë skenë Shpresa Breçani

Albano Aliko është aksioner në një kartel kompanish, me të cilat dyshohet se pastron paratë që janë produkt i skemave të mashtrimit. Aliko qëndron pas kompanive 3-A, B-3A & CO, B3A CONSTRUCTION, Ener AL, Euro Park, TAIWAN, VILOIL sha etj., me objekt karburante, restorante, ndërtim, parkime me pagesë etj., në ortakëri me biznesmenin Apostol Goçi, si dhe me eksperte kontabël Shpresa Breçanin, ‘merimangën’ e pastrimit të parave në Shqipëri.

Shumica e kompanive, pasi kanë kryer aktivitet të dyshimtë në fushën e pastrimit të parave, janë mbyllur, ndërsa letrat janë kopsitur nga ‘ekspertja’ Shpresa Breçani, mbesa e Sali Berishës.

Të gjitha fijet të çojnë në offshore

Krijuar fillimisht nga ‘DADU’ shpk në vitin 2015, me pronar mashtruesin e GULFAlban Alikon, ‘KFC Albania’ ka shëtitur nga një pronësi në tjetrën, duke kaluar përmes kompanive në vende offshore si Ras Al-Khaimah (RAK) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas dokumenteve zyrtare, kapitali i kompanisë është 100 lekë, një shifër qesharake për një zinxhir ndërkombëtar ushqimor që duhet të jetë sinonim i kapitalit dhe investimeve të fuqishme. 

Pas regjistrimit fillestar në Shqipëri, kompania ‘Global Fast Food Albania’ ka qenë në pronësi të Global Fast Food Holding Limited (kompani e huaj) më pas, kjo pronësi kaloi tek Tiandzi Limited. (kompani e huaj). Vetëm në korrik 2024, pronësia ndryshoi sërish, duke u transferuar në një kompani tjetër. Të gjitha në offshore! Kjo kompani e krijuar nën emrin TP Investment Limited është një shembull klasik i manovrave për të fshehur pronarët e vërtetë, duke ndërtuar një mur të padepërtueshëm për të mbuluar aktivitetin e dyshimtë të kompanisë.

RAK ICC (Ras Al Khaimah International Corporate Centre) një entitet që nuk është vend në vetvete, por një qendër offshore në Emiratin Ras Al Khaimah. Ky është një rajon që lejon regjistrimin e kompanive offshore duke garantuar privatësi të plotë dhe mungesë të raportimit fiskal. RAK ICC është bërë një parajsë për të gjithë ato biznese që synojnë të fshehin transaksionet dhe pronarët e vërtetë.   

Nëpërmjet RAK ICC, kompania offshore ‘TP Investment Limited’ është bërë pronarja e ‘Global Fast Food Albania’.

Dokumentet tregojnë se pronari zyrtar i TP Investment Limited, kompania që kontrollon ‘KFC’-në shqiptare, është një personazh misterioz me emrin Lela Gelkhvidze, me adresë banimi në Tbilisi, Gjeorgji. Ky emër për shumëkënd mund të mos tingëllojë i njohur, por për ata që e kuptojnë logjikën e krimit të organizuar, kjo është një manovër klasike.

Fshehja pas një emri të vetëm të paidentifikueshëm në RAK ICC nuk është rastësi; është një strategji e përdorur gjerësisht nga rrjetet mafioze për të maskuar aktivitetin e tyre të vërtetë.

Në të gjitha këto afera, del në sipërfaqe Revaz Saakadze, një sipërmarrës gjeorgjian, (për të cilin nuk gjendet asnjë foto dhe informacion në rrjet) dhe “ideator” i disa skemave mashtruese me Forex në Europë. Për ta bërë më interesante, ky personazh është ortak i Amant Josifit në aktivitetin e call-center. Josifi është shpallur në kërkim ndërkombëtar por dihet se fshihet në Emiratet Arabe, nga ku vazhdon aktivitetin e tij kriminal të pastrimit të parave, mashtrimit me forex, kriptomonedha etj.

Revaz Saakadze është ortak me babanë e Amant Josifit, Aleksandër Josifi, në kompaninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e cila dyshohet se pastron paratë e mashtrimit me call center-a. Për të kamufluar lidhjet, Aleksandër Josifi është aksioner në kompaninë Balkan Investment Group përmes firmës NEW STANDARD, ndërsa gjeorgjani Revaz Saakadze është aksioner përmes kompanisë CONSTRUCTION 21.

Sipas disa raporteve Revaz Saakadze, me vendbanim në Tiranë, është akuzuar si koordinatori i një rrjeti biznesmenësh rus që kërkojnë të dominojnë tregjet evropiane nëpërmjet pastrimit të parave në offshore dhe përdorimit të fast-food-eve si fasada për të lehtësuar lëvizjen e parave të dyshimta.

Përdorja e zinxhirëve ndërkombëtarë të ‘fast-food’-eve si ‘KFC’ dhe ‘Pizza Hut’ për të lehtësuar pastrimin e parave është një teknikë e sofistikuar që mundëson qarkullimin e miliona euro-ve pa kontrollin e autoriteteve financiare. Me një strukturë të sofistikuar, që përfshin kompani si TP Investment Limited dhe qendra RAK ICC, skema për pastrimin e parave në Shqipëri funksionon pa asnjë pengesë. Këto kompani, që hapen dhe mbyllen me lehtësi në vende offshore, mund të qarkullojnë miliona euro pa asnjë raportim financiar apo bilanc të rregullt, duke u kthyer kështu në një perandori të pastrimit të parave.

Ky grup mafioz shqiptaro-gjeorgjian ka ngritur një rrjet ndërkombëtar që operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Slloveni duke përdorur ‘KFC’ si franchise për të larë para në masë.





bottom of page