top of page

AMF nën komandën e Ben Ahmetajt dhe bandës së mikrokredive, Mimoza Kaçi ‘merimanga’ e interesave të errëta

Duhet të mbronte interesin publik dhe të drejtat e konsumatorit, por ka përfunduar në duart e bandës së mikrokredive dhe të Arben Ahmetajt, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe pastrim parash.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare është kthyer në një bunker i interesave korruptive të bandës së mikrokredive dhe të Tigrit të korrupsionit, i cili vijon të komandojë nga Zvicra me telefon drejtoreshën e AMF, Mimoza Kaçi.

Grabitja e një shume të madhe parash e bizhuterish në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur ky drejtonte Ministrinë e Financave, ka zbuluar një rrjet lidhjesh klienteliste shtrirë në disa institucione, sidomos në AMF.

Përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, kunadhja Ervin Mete, me urdhër të Tigrit, strehoi në AMF edhe Mimoza Kaçin, fillimisht si anëtare e bordit, më pas nëndrejtoreshë dhe në fund drejtoreshë pas largimit të Metes.

Emri i Mimoza Kaçit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Arben Ahmetajt si zëvëndëskryeministër.

Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.

Asokohe, Bilbil Mete, babai i Ervin Metes hetoi dosjen ‘Hermes’ ku Arben Ahmetaj, dyshohej për abuzime të forta me skemën e impulseve të Albtelekomit.

Në përfundim Bilbil Mete e pushoi çështjen e Arben Ahmetajt. Bilbil Meta ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut për shkak të pasurive të pajustifikuara dhe të fshehura, përfshirë edhe një vilë në Gjirin e Lalzit. Mete u përjashtua për 15 vite nga drejtësia.

Banda e mikrokredive kap AMF

Në senacën parlamentare në fund të muajt korrik ‘shqarthi’ Eduart Shalsi dhe ‘kunadhja’ e Financave Ervin Mete që ishte sinjalizuar se do shkarkohej disa ditë më pas, finalizuan me votë në Kuvend qokat dhe interesat e radhës korruptive.

Në rrëmujë e sipër, Shqarthi dhe Kunadhja organizuan kalimin për votim dy emra për anëtarë bordi të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF.

PS votoi me 73 vota pro dhe dy kundër Merita Gurabardhin dhe Deniz Derallën. E para u votua edhe si nëndrejtor ekzekutiv i bordit të AMF.

Vendimet ishin përgatitur më herët nga Eduart Shalsi, i skeduar si ‘pupaci’ i interesave të errëta dhe korruptuve në Kuevend si; i karteleve të qumështit, miellit, mikrokredive, bankave etj.Skandali u kap disi nga deputeti Gazment Bardhi i PD që pyeti, “Ka një problem në këtë votim, me emrat, përse kjo mungesë balance për këtë organ të pavarur? Ka qënë gjithmonë me ekuilibër zgjedhja e anëtarëve të bordit të drejtorit dhe nëndrejtorit ekzekutiv të AMF, midis pozitës dhe opozitës”.

“Shqarthi” Shalsi, nxitoi të sqarojë Bardhin duke justifikuar “Zgjedhja e të dyve është bërë konform kërkesave të ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Anëtari i Bordit, që zgjidhet edhe nëndrejtori ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi me propozimin e Ministrit të Financave, ndërsa tjetri me propozim të Bankës së Shqipërisë.

Këtu diskutimi u mbyll. PS votoi me shpejtësi Deniz Derallën që po hetohen intensivisht nga SPAK për masakrën e mikrokredive, duke i dhënë kështu një mandat tjetër 5 vjeçar si anëtar bordi te AMF, ndërsa Ervin Mete propozoi në emër të Ministrisë së Financave, vartësen e tij, Merita Gurabardhin.

Kush është Merita Gurabardhi?

Gurabardhi ishte shefe kabineti e “kunadhes” së financave Ervin Mete. Njihet si “luledelja” e tij, që në kohën kur Mete u bë Drejtor i Përgjithshëm i AMF, duke ngjitur shkallët e pozicionimit të saj brenda këtij institucioni. Me një karrierë modeste në sistemin bankar bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën në Maj 2016.

AFI është një tjetër piramidë mashtrimi në fushën e mikrokredisë në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, pinjoll i ish deputetes socialiste Valentina Leskaj. Me transanksione e fije mafioze të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania e mikrokredisë AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.

Motrat Gurabardhi kanë ndihmuar në këto operacione të AFI, derisa largohen para disa vitesh duke shitur kuotat e tyre. Merita Gurabardhi tërhiqet nga Mete tek AMF, kur ky emërohet drejtor i këtij institucioni.

Përse nxituan “kunadhja” Mete dhe “shqarthi” Shalsi të dërgojnë emisaret e mikrokredive në bordin e AMF?

Në kulmin e hetimeve që bëhen nga SPAK për skandalin e mikrokredive, Shals emëroi në AMF, Deniz Derallën, të dyshuarin kryesor të këtij skandali, por për të bllokuar bordin e AMF me votat e tyre fusin edhe “luledelen” Gurabardhi si votë të dytë të sigurt në bordin me 5 anëtarë.

Aktualisht, Bordi i AMF ka këtë përbërje: Olsi Çoku, Mimoza Kaçi, Idlir Gjata, Deniz Deralla, Merita Gurabardhi. Ndërkohë Gjata dhe Çoku janë rekrutuar me kohë nga vetë Gurabardhi që tani do jetë edhe “shefja” e tyre.

AMF, me votimin e Derallës dhe Gurabardhit, u kthye në institucionin e varur prej veshësh tek pushteti mafioz i mikrokredive dhe emisarët e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit Eduart Shalsi dhe ish ministrin të Financave Ervin Mete. Me emërimet e fundit në bordin e AMF, Shalsi me Meten sfiduan hapur SPAK që po heton të gjitha institucionet e mikrokredive dhe personat e lidhur me ta.

Lidhjet korruptive të Ervin Metes

Disa muaj më parë, kaloi pa shumë bujë pyetja disa orë e ish ministrit të Financave Ervin Mete nga SPAK. 

Mete me portretin e tij statik, alla “Bashar al-Assad”, doli nga zyrat e SPAK-ut i zverdhur prej dy pyetjeve që iu bënë nga hetuesit, aq sa ngatërroi edhe makinën.

Është përfolur gjithnjë Arben Ahmetaj për aferat në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhë Tregtisë apo tek “superministria” e Financavë dhë Ekonominë. Në fakt hija atje ishte “Kunadhja” Ervin Mete, një here si drejtor kabineti, më vonë si zëvendësministër, pastaj drejtor i AMF, duke krijuar zona të gjera influence dhe pasurimi.

Në Tetor 2019, Ervin Mete u mor paralelisht me “bisnes”. Hapi zyrën private “GMConsulting” te Sky Tower. Aty ndërmerrte “konsulenca” ligjore dhe financiare pa asnjë staf ndihmës. Zyra nr 4 e katit 13 në Sky Tower ka parë për krishtlindjet e 2019 të hyjnë e dalin bisnesmenë koncesionesh me Suitcase me para për t’u konsultuar nga ‘kunadhja’ e financave. Më pas “Kunadhja” u katapultua në AMF, për kontrollin e institucioneve financiare, ndaj dhe zyra “GMConsulting” u mbyll.  

Kunadhja u thirr nga SPAK megjithëse kishte marrë “garancinë” e dosjeve që ka në arkivë babai i tij, Bilbil Mete, prokurori famëkeq i komunizmit dhe demokracisë.

Bilbil Mete, ish prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për 25 vjet njeh shumë nga hetuesit e sotëm të SPAK që i ka patur nëpër dosje “inspektimi”. Me marifete dhe presione arriti t’i shpëtojë vettingut me dorëheqje. Të shohim nëse do i pijnë ujë marifetet e vjetra, në kohën e re të SPAK. “Kunadhja” Mete doli nga gjirizët e fshehta të pyllit korruptiv. Atë e nxorri në çark SPAKU…

A do ta verifikojë Prokuroria e Posaçme niptin L92217028J, sa para ka marrë Ervin Mete, si i ka marrë, ku i ka marrë dhe a e ka përdorur postin për të zhvatur para publike?




bottom of page