top of page

Anila Denaj me 20 këshilltarë personalë në staf, ndërsa Balla, Balluku e të tjerët me nga 4-5 këshil

Pesë këshilltarë ka ministri i Brendshëm Taulant Balla, që drejton dikasterin e luftës kundër krimit, mafies, klandestinëve, trafiqeve, kontrabandës, sigurisë kombëtare, rendit publik, gjendjes civile, pushtetin lokal etj.; ndërsa ministresha Anila Denaj që drejton dikasterin e vaksinimit bagëtive dhe luftës kundër karkalecit e minjve të arave, ka 20 këshilltarë...

Para dy javësh, është denoncuar krijimi i rrjetës nepotike familjare nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj; e cila, përveçse mori me vete miqtë e saj dhe të fisit, emëroi Drejtore Kabineti e Krye-këshilltare Solora Llatjan, gruan e krye bashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, të cilën pas publikimit të rastit e ka lënë vetëm këshilltare.Por ministresha Denaj, po shton zyrtarë të administratës qendrore, duke filluar nga fryrja e kabinetit të saj, në të cilin, ditën e hënë e çoi në 13 numrin e këshilltarë personalë, kur në 15 vitet e fundit, çdo ministër Bujqësie ka pasur 4 këshilltarë.

Shtimi i tyre nuk po ndalet; e sipas informacionit që na ka ardhur, ministresha Anila Denaj, ka firmosur urdhrin dhe ia ka dërguar drejtorive të financës e burimeve njerëzore, për të emëruar edhe 7 këshilltarë të tjerë, duke e çuar në 20 numrin e tyre.

Struktura organike e miratuar nga Këshilli i Ministrave për stafet ndihmës, përcakton në mënyrë taksative, që Ministri i Bujqësisë te këtë 4 këshilltarë, 1 Drejtor Kabineti e 4 zëvendës-ministra me nga 1 sekretar, të ndarë sipas sektorëve.

Por ministresha Anila Denaj, për të bërë qoka me taksat e shqiptarëve, ka nxjerrë urdhër të brendshëm që në kabinetin e saj të ketë 20 këshilltarë personalë, sikur është ministre e NATO-s.

P.sh., ministrja e Energji-Infrastrukturës, Belinda Balluku që drejton dikasterin e afro 60% të shërbimeve publike jetike si energjia, transportet, ndërtimi, hidrokarburet, burimet minerare etj., ka vetëm 4 këshilltarë.

I vetmi ministër me 9 këshilltarë është Niko Peleshi, për shkak të specifikës së dikasterit të tij si sektor i mbrojtjes, ku 4 prej këshilltarëve mbulojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe me ministritë e mbrojtjes të vendeve të BE.

Pesë këshilltarë ka ministri Taulant Balla, i cili drejton dikasterin e luftës kundër krimit, mafies, klandestinëve, trafiqeve, kontrabandës, akademinë e policisë, gardën, çështjet e sigurisë kombëtare, rendit publik, gjendjes civile, pushtetit lokal etj.

Ndërsa ministresha Anila Denaj, që drejton dikasterin e vaksinimit të bagëtive, kafshëve dhe luftës kundër karkalecit, insekteve e minjve të arave, ka mbushur kabinetin me 20 këshilltarë personal, të cilët vetëm paga neto marrin 312 milionë lekë në vit.

Ja emrat e 13 këshilltarëve të emëruar deri tani: Armond Halebi, Arian Palluqi, Fatmir Guri, Violeta Cara, Orjon Xhoxhi, Gejla Shehaj, Jerina Kolitari, Dhimitër Çipi, Solora Llatja, Anila Alliu, Orieta Aliaj, Viola Dona e Megi Thaçi

bottom of page