Kryetari demokrat Sali Berisha tha nga Tropoja se shqiptarët po braktisin vendin pasi regjimi i Edi Ramës po e kthen Shqipërinë në tokë të mallkuar.
Berisha deklaroi se Rama vjedh nga investimet që bën për shtrimin e pedonaleve rreth 2.3 miliardë euro ndërsa skamia falimentoi fermerët dhe investimet janë ndërprerë.
Ai shton se në vendin tonë vjedhja ka dalë fushës. “KLSH ka gjetur se në 9 muaj të vitit 2022 janë vjedhur 122 miliardë lekë, kjo është zyrtare, por në këtë vend ku qeveria fut 400 milionë për zgjedhës dhe kreu i prokurorisë thotë nuk dihet kush i merr. “- thotë Berisha.
Më tej, Berisha shprehet se ‘Rilindja’ po përdor pasuritë publike të shqiptarëve në mënyrë më të egër, pasi i shërben presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Shqiptarët ndodhen në kushte të cilat skanë qenë kurrë në ekzistencën e tyre kombëtare, në vetëm 8 vite 35% e tyre kanë braktisur Shqipërinë, asnjë prej tyre nuk ka braktisur këtë vend dhe tokë se nuk e do dhe se nuk ka mall për familjen, por sepse këto troje, fusha, male Edi Rama i ka shtruar në tokë të mallkuar. Rama është sjellë ndaj shqiptarëve si një pushtues i egër, ka krijuar kushte të kalkulueshme, që shqiptarët të braktisin vendin, ky quhet gjenocid, këtë nuk e ka bërë asnjë pushtues mbi Shqipërinë. Tropoja, ka pasuri por për gjithë këtë trevë pasuri janë alpet, bjeshkët dhe potenciali i jashtëzakonshëm turistik. Kjo qeveri nuk ka bërë investime për këto alpe, përkundrazi ne në 2013 ne hoqëm taksat për çdo investim në zonat malore, ndaj dhe sot alpet kanë mbetur aty ku ishin. Cfarë ofroi në 8 vite Edi Rama, pedonalet të cilat janë sot një nga vjedhjet më të mëdha të historisë, në 61 pedonale, Rama ka shpenzuar 2.3 miliardë euro. Sikur nuk janë shtruar me pllaka guri por ari, vjedh 80% të vlerës. Shqiptarët ikin jo se nuk e duan Shqipërinë, por i detyron vjedhja e tmerrshme që u bëhet nga qeveria e Edi Ramës, nga bashkia e Rexh Byberit, nga çdo bashki socialiste.