top of page

Arrestimi i kreut të 'Klanit Duka' në Bruksel, Leonard Duka u kap me armë zjarri dhe një sasi parash


Zbulohen detaje të reja në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit. Burime shprehen se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka.



Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin. Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë. Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.



Lajmi në përditësim...



bottom of page