Ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajomnda Dashi është arrestuar këtë të enjte nga autoritetet, me urdhër të SPAK.Mësohet se Dashi është arrestuar brenda ambienteve të zyrës së saj. Bëhet me dije se ish-drejtoresha aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Ende nuk dihet arsyeja mbi arrestimin e saj.
Kujtojmë se Dashi ka dhënë dorëheqje nga posti në Kadastrën e Durrësit më 15 dhjetor të vitit 2021 dhe në vend të saj u emërua, Risena Xhaja.