Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Burime për Infrared.al bëjnë me dije se kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe se aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Megjithatë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se prangosja është bërë nga agjentët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe nga efektivë të dërguar nga Tirana.
top of page
bottom of page